Aleanca Renault-Nissan, Macron: Nuk ka pse të ulen aksionet e qeverisë te Renault

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk ka nevojë që të ulet zotërimi i qeverisë franceze te Renault dhe shtoi se kërkon që aleanca Renault-Nissan të fuqizohet.   Marrëdhëniet brenda aleancës janë përkeqësuar që kur u arrestua kreu ekzekutiv Carlos Ghosn. Megjithatë, Macron tha se kjo nuk duhet të ndikojë te partneriteti.  “Asgjë nuk justifikon ndryshimin e pronësisë, rregullave të drejtimit dhe zotërimin e shtetit francez te Renault, që nuk ka të bëjë fare me Nissan”, tha Macron.

Komentet e tij bëjnë kontradiktë me Ministrin e Financave Bruno, Le Maire, që tha se Qeveria është gati për të ulur zotërimin prej 15% te Renault, në përpjekje për të fuqizuar aleancën me Japoninë. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë franceze për të fuqizuar aleancën, Nissan ka qenë e pakënaqur me marrëdhënien e pabarabartë.  Renault zotëron 43% të prodhuesit japonez të makinave, që e ka kaluar partnerin francez në përmasë që kur u shpëtua nga falimentimi dy dekada më parë.  Nissan zotëron 15% aksione pa të drejtë votimi te partneri francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?