Anija e pasagjerëve përplaset me kroçerën në port. Njerëzit vrapojnë në panik

Katër vetë kanë mbetur të plagosur pasi një anije pasagjerësh u përplas me një kroçere në një kanal portual në Venecia të Italisë.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:30 në kanalin Giudecca, një rrugë kryesore që çonte në sheshin e famshëm të “Shën Markut” në qytetin italian.

Videoja tregon anijet duke u përplasur ndërsa njerëzit ikin në panik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane raportojnë se katër vetë mbetën me plagë dhe dy u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija e lundrimit ka një kapacitet prej 2,679 pasagjerësh dhe peshon 65,591 ton.

MSC Cruises tha se anija ishte gati të dilte në një terminal të pasagjerëve në Venecia kur pati probleme mekanike.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?