Austri, shtyp me makinë turmën, del dhe i qëllon me thikë

Të paktën 3 persona figurojnë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person drejtoi makinën e tij drejt një turme me njerëz në një prej shesheve të qytetit austriak të Gracit.
Një djalë 7-vjeçar raportohet të jetë mes viktimave, teksa mësohet se drejtuesi i mjetit, pas këtij veprimi doli jashtë dhe nisi të gjuante me thikë të tjerë persona.
Një dëshmitar tha për gazetën “Ëener Zeitung” se trupat e pajetë mbetën përtokë, pasi mjeti i përplasi në sheshin kryesor të “Herrengasse dhe Hauptplatz” në Grac.
Rreth 50 të tjerë raportohen të plagosur gjatë tentativave për “therrje” sipas televizionit ORF, i cili shton se drejtuesi 26-vjeçar i mjetit ishte shtetas austriak me origjinë boshnjake dhe tashmë është arrestuar.
Incidenti ndodhi mesditën e së shtunës, teksa shitës të dyqaneve përreth mes ulërimave hynë nëpër bizneset e tyre dhe mbyllën dyqanet për të mos u rrezikuar.
Një deklaratë e këshillit të qytetit bëri të ditur se “rreth mesditës ka ndodhur një incident i jashtëzakonshëm në qendër të Gracit, që shkaktoi panik të madh dhe shokoi të gjithë qytetin. Një vrasës përdori makinën e tij si mjet krimi dhe përplasi me dhjetëra njerëz përpara se të dilte e t’i qëllonte me thikë ata. Tashmë ai është në hetuesi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?