Autopsia, Schockenhoff vdiq në saunë për shkak të temperaturave të larta?!

Politikani gjerman i CDU, Andreas Schockenhoff, mund të ketë vdekur nga nxehtësia në saunë, ku mund të ketë fjetur dhe të jetë kolapsuar për shkak të temperaturave të larta.

Schockenhoff, sipas rezultateve paraprake të autopsisë, ai ka kaluar në kolaps në saunën e shtëpisë së tij në Ravenzburg, ku ka gjasa të ketë fjetur si pasojë e nxehtësisë, ose problemeve me zemër.

Po ashtu, bëhet e ditur se ditëve të ardhshme do të bëhen të ditura edhe rezultatet e një analize kimiko­toksilogjike.

Schockenhoff, krahu i djathtë i Merkelit për Ballkanin, ka qenë mik i shqiptarëve. Ai gjithashtu ka qenë njëri nga kritikët më të ashpër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa është angazhuar edhe për sanksione të ashpra ndaj Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës.

Më 2011, Schockenhoff ka pranuar se ka qenë për një kohë të gjatë i alkoolizuar dhe se është shëruar nga alkoolizmi.

 

SHKARKO APP