Autoriteti Shëndetësor njofton raste të reja në Kinë

Autoriteti Shëndetësor Kinez bëri me dije se 46 raste të reja janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19, nga të cilët 45 janë importuar nga jashtë.

Deri para pak ditësh nuk u regjistrua asnjë person i ri i infektuar, por mesa duket pandemia nuk është ndalur ende. Tashmë shënohen 81,054 raste të infektuar nga virusi dhe 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e cuar në 3,261 numrin e viktimave.

Pjesa më e madhe e të prekurve të rinj ndodhen në provincën Wuhan, andej nga nisi dhe shpërthimi i pandemisë. Të shëruarit kanë arritur shifrën e 72,244 pacientëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq një ekip i Kryqit të Kuq kinez, i cili ndodhet në Itali prej disa ditësh, po ndihmon që numri i të shëruarve të shtohet ashtu siç ndodhi edhe në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?