FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avioni ushtarak rus prek hapësirën turke, acarohet Ankaraja

Një avion rus ka shkelur përgjatë fundjavës hapësirën ajrore të Turqisë, në afërsi të kufirit me Sirinë. Përgjigja e Ankarasë ishte mobilizimi i bombarduesve të saj dhe thirrja e ambasadorit të Rusisë për sqarime. – “Një avion rus u diktua në hapësirën ajrore turke nga dy “F16” të forcave tona ajrore, të cilët ishin në misione patrullimi në rajon”, thuhet në deklaratën e lëshuar këtë mëngjes nga Ministria e Jashtme në Ankara.

Episodi është regjistruar në provincën jugore të Hatajit. Shefi i dplomacisë turke, Feridun Sinirlioglu komunikoi dhe ai me homologun rus Sergei Lavrov, ndërsa mbi incidentin janë informuar edhe anëtarët e tjerë të NATO-s.

“Ankaraja i kërkon Moskës të mos e përsërisë më një shkelje të tillë, sepse në të kundërt, përgjegjësia e çdo incidenti të padëshirueshëm që mund të ndodhë do të rëndojë vetëm mbi të”, ishte paralajmërimi i autoriteteve të larta turke, përmes të njëjtës deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia nisi javën e kaluar bombardimet e saj në Siri, me pretendimin se po shënjestron militantët e Shtetit Islamik, kur në fakt, shënjestrat e sulmeve të saj, në sytë e Perëndimit nuk lënë vend për dyshime:

Swiss Digital Mobile Reklama

Putin, sipas Amerikës dhe aleatëve të saj, është duke goditur forcat e moderuara rebele që luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assad, aleatit më të madh rajonal të shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Pretendimet se Moska po e përdor ofensivën si një justifikim për të mbështetur ekzekutivin sirian, sekretari britanik i Mbrojtjes i ilustroi edhe me të dhëna konkrete:

“Vetëm 5 për qind e sulmeve ajrore ruse kanë patur në shënjester esktremistët e ISIS-it; pjesa tjeter janë fokusurar tek kryengritësit opozitarë që gëzojnë mbështetjen e Perëndimit”.

Turqia vetë është shfaqur që në fillimet e luftës civile në Siri si kundërshtare e palëkundur e Bashar al Assad.

Lideri sirian nga ana e tij e ka bërë të qartë se Aleanca e farkëtuar me Rusinë dhe Iranin, që në ndihmë të qeverisë siriane kanë dërguar dhe trupa në terren, është e një rëndësie jetike për ta shpëtuar rajonin nga shkatërrimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?