BDI pranon se ka dështuar me Marrëveshjen e Ohrit

BDI, partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka pranuar se ka dështuar në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, 14 vite nga përfundimi i luftës së 2001.

Nënkryetari i kësaj partie, Rafis Aliti ka pranuar se për 14 vite është dështuar në realizimin e kësaj marrëveshje, e cila sipas afateve të përcaktuara dhe të firmosura në gushtin e 2001, ishte që të përfundojë së implementuari në vitin 2004, informon INA.

Aliti që është edhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, theksoi se edhe funksionarët e partisë së tij mbajnë përgjegjësi për mosimplementimin e saj. Ai me këtë rast ka atakuar drejtpërdrejt Musa Xhaferrin, zëvendëskryeministrin tashmë veteran të BDI-së, i cili mban përgjegjësinë kryesore për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar: Ndryshimi i preambulës, sjellja e ligjeve për simbolet, ku gjykata Kushtetuese më pas hoqi disa nene dhe prekin drejtpërdrejt Marrëveshjen, ndërsa ligji i simboleve u soll me majorizim dhe me mbivotim. Gjuha shqipe pas 14 viteve flasim ende a është apo nuk është gjuha shqipe zyrtare. Kjo flet se nuk ka pasur vullnet për implementimin e saj. Jemi dëshmitarë se Ligji për Policinë u soll pa votat e BDI-së, pasi me reformat duhet t’u jepen pushtet këshillave komunalë ku edhe në këtë rast u shkel mbi MO-në. Mosimplementimi në nivel lokal ose qendror sjell nervozë tek popullata. Më vjen keq se raporti i Sekretariatit për implementimin  Marrëveshjes së Ohrit është i kopjuar nga raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe nuk është bërë vet nga sekretariati”, ka deklaroi Aliti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pakënaqur me këtë situatë janë edhe deputetët e tjerë të BDI-së, të cilët në disa raste kanë shprehur pakënaqësitë dhe dështimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.

Deri tani ende nuk ka një analizë të detajuar mbi procesin e implementimit, apo sa është implementuar dhe ku janë ngecjet.

Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit dy vite më parë harxhoi mbi 100 mijë euro për të bërë analizën e duhur, ku tenderin e tillë e fitoi një organizatë, një përfaqësues i së cilës është ish-gazetar dhe funksionarë aktual në një detyrë me shumë komoditet në njërën nga agjencitë qeveritare. Ku fshihet kjo analizë apo si janë arsyetuar 100 mijë eurot.

Musa Xhaferri dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dështuar edhe në sistematizimin e qindra administratorëve që janë pranuar në punë sipas konkurseve të përfaqësimit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?