BE kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në tregtinë botërore

Zgjidhja e shpejtë e tensioneve në tregtinë botërore duhet të jetë prioriteti kryesor i vendeve me ekonomitë më të zhvilluara në botë.

Me këtë qëndrim pritet të dalin ministrat e financave të Bashkimit Evropian në samitin e 20 vendeve më të fuqishme ekonomike në botë (G20) që pritet të mbahet gjatë fundjavës në Japoni.

“Rritja ekonomike botërore është duke u ulur. Zgjidhja e tensioneve tregtare meriton vendin më të lartë të prioriteteve”, thuhet në një dokument të BE-së të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti i G20-ës mbahet në kohën kur dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe SHBA-ja janë përfshirë në një mosmarrëveshje të egër rreth raporteve tregtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm që SHBA-ja akuzon Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, por kërkon që Pekini të bëjë ndryshime në politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se padrejtësisht favorizojnë kompanitë vendase përmes subvencioneve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithashtu dëshiron të shkurtojë deficitin tregtar të Amerikës me Kinën, për të cilën ai thotë se po dëmton prodhimin amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?