BE përgatit gjobën për Italinë – La Repubblica: Komisioni do nisë procedurat për politikat fiskale

Komisioni Europian do të nisë procedurat e disiplinës kundër Italisë këtë javë,  pasi politikat fiskale të Romës mund të ekspozojnë vendin ndaj humbjes së besimit në treg.  E përditshmja La Repubblica citonte një letër që do t’i dërgohej qeverisë italiane,  ku populistët kanë nisur programe të shtrenjta të kujdesit shëndetësor, në përpjekje për të nxitur ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Shkrimi bënte të ditur se Komisioni do t’i kërkojë Romës që të bëjë shkurtime të shpenzimeve prej 3-4 miliardë euro, në mënyrë që të shmangë sanksionet europiane. Italia mezi shmangu gjobën vitin e kaluar, kur arriti në dakordësi me Brukselin mbi buxhetin e vitit 2019.

Komisioni e refuzoi fillimisht buxhetin, duke thënë se do të rriste borxhin e madh publik të Italisë.  Italia uli objektivin për deficitin publik në 2.04% të Produktit të Brendshëm Bruto për 2019-ën, nga plani fillestar prej 2.4%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë,  partia e djathtë Liga,  që qeveris Italinë së bashku me lëvizjen 5-yjet, ka bërë thirrje për shpenzime të tjera të mëdha në vitin 2020.    Lideri i partisë, Matteo Salvini, i bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian që të ndërhyjnë gjatë një takimi ku do të rishikohen rregullat fiskale të bllokut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?