BE thirrje Iranit t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015

Bashkimi Europian i bëri thirrje njëzëri Iranit që t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Ndërkohë në Teheran ka mbërritur këshilltari diplomatik i presidentit Macron që synon të negociojë për të ulur tensionet. Irani ka tejkaluar limitet e pasurimit të uraniumit që prej 8 korrikut.

Vendet europiane, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, i bënë thirrje Teheranit të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.

Në një deklaratë të përbashkët, Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Europian shprehën “shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes. Nënshkruesit europianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve “të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Teheran ka mbërritur për bisedime këshilltari diplomatik i presidentit Macron, Emmanuel Bonne. Mbërritja e tij në Teheran u përshëndet nga Ministria e Jashtme. Më herët, presidentët e Iranit dhe të Francës biseduan në telefon për hapat që duhen hedhur për të ulur tensionet.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani kufizoi veprimtarinë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Por, në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, u tërheq nga marrëveshja duke thënë se kushtet e saj nuk ka kanë qenë të ashpra mjaftueshëm, sa për ta penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?