Bota po ”shuhet” por ky qytet s’ka asnjë të prekur. Ja sekreti

Spanja është bërë vatër e kuqe e Covid-19 me mbi 11 mijë të vdekur por “qyteti prej kështjelle”, Zahara de la Sierra, i ndodhur në jug të Spanjës, duket si vendi më fatlum në të gjithë botën. Që prej 14 marsit, Zahara e izoloi vendin nga e gjithë pjesa tjetër e botës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Spanjë numrat e të infektuarëve rriteshin në mënyrë të frikshme.

Mësohet se kryebashkiaku vendosi të lërë të hapur vetëm një nga 5 hyrjet e qytetit, duke i bërë me dije banorëve se Spanja kishte hyrë në listën e vendeve me gjendje alarmante. Që atëherë, Spanja numëron më shumë se 100,000 raste dhe 10,000 vdekje, referuar të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Nga ana tjetër, masat e marra në mënyrë drastike dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë që vendi t’i kursej vetes kosto të shumta. Një pjesë e mirë e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe fshatrat apo qytezat pranë saj kanë patur shumë raste me të infektuar dhe viktima. Qyteti i rrethuar me shtëpia të bardha të fortifikuara dhe pemë ulliri, s’ka asnjë shenjë pandemie. Duke qenë se është destinacion shumë i pëlqyer nga turistët e huaj, autoritetet u detyruan të largonin turistët gjermanë dhe francezë për shkak të izolimit total që iu bë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?