BREXIT shkakton alarm të ri- Kompanitë do të ulin investimet dhe punësimin

Kompanitë  e Britanisë së Madhe janë të shqetësuara rreth Brexit më shumë se në çdo kohë tjetër që nga vendimi i referendumit në vitin 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Një sondazh dëshmon se kompanitë britanikë kanë në plan të ulin investimet dhe punësimin.

Sondazhi i kryer nga Deloitte zbuloi se 83% e drejtuesve besonin se largimi nga BE do të dëmtonte mjedisin e biznesit afatgjatë të Britanisë, ndërsa 4% thanë se ishte një kohë e mirë për ta marrë më shumë rrezikun e bilancit.

Ekonomia e Britanisë është ngadalësuar ndjeshëm pas një fillimi të fortë në vitin 2019 kur kompanitë nxituan të përgatiten për datën origjinale të Brexit në mars e cila është vonuar deri më 31 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhet e botuara javën e kaluar sugjeruan se ekonomia u tkurr në tremujorin e dytë dhe guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney tha se rreziqet do të vijnë në rritje nga një Brexit pa marrëveshje  dhe nga një përshkallëzim i tensioneve tregtare në ekonominë botërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompanitë britanike shkurtuan investimet e biznesit gjatë gjithë vitit 2018 duke ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin afatgjatë të krizës së Brexit në ekonominë e vendit.

Sipas sondazheve pothuajse pjesa më e madhe e drejtuesve  të anketuar pritet të ndërpresin punësimin në tre vitet  ardhshme si rezultat i Brexit dhe 47% pritet të reduktojnë shpenzimet kapitale.

Por edhe nëse Britania arrin të shmangë një Brexit pa marrëveshje, thotë Konfederata e Industrisë Britanike, pritet që investimi i biznesit do të bjerë me 1.3% në 2019.

Parashikimet për rritjen ekonomike britanike në 2019 ishin për një rritje në 1.4%, por ato janë ulur parashikim e saj për 2020 deri në 1.5% nga një vlerësim i mëparshëm në 1.6%.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?