Çfarë ndodh në terapinë intensive?

Mjekët britanikë ishin të qartë mbrëmjen e kaluar; Boris Johnson nuk do të ishte zhvendosur në njësinë e terapisë intensive nëse nuk do të kishte qenë e nevojshme. Lëvizja shënon një përshkallëzim serioz në trajtimin e tij. “Mjekët nuk i kalojnë pacientët në shtratin e terapisë intensive, vetëm për t’i mbajtur nën vëzhgim”,-thotë Simon Clark, doktor në spitalin e Universitetit të Reading. Në këtë njësi trajtohen të sëmurët më rëndë dhe një sërë pajisjesh vlerësojnë çdo aspekt të trupit të pacientëve; nga rrahjet e zemrës, te temperatura dhe niveli i saktë i oksigjenit, që është një tregues kyç në përkeqësimin e sëmundjes.

Brenda terapisë intensive, disa pacientë janë më mirë se të tjerët. Burime të cituara nga “The Times”, thanë se gjatë natës, Johnson kishte pasur nevojë për 4 litra oksigjen, krahasuar me 15 litrat që kërkojnë pacientët në gjendje kritike. Personat e trajtuar me sasi të tillë oksigjeni janë të vetëdijshëm dhe përmes një maske të shtrënguar fort, marrin me presion oksigjenin e nevojshëm për të mbajtur të hapura rrugët e frymëmarrjes.

Nëse kjo nuk do të mjaftojë, është i nevojshëm ventilimi mekanik, kur të sëmurët vihen në gjendje kome përmes qetësuesve, intubohen, dhe makineritë kryejnë procesin e frymëmarrjes. Gjithashtu, mbahen nën kontroll zemra, mushkëritë dhe organe të tjera. Respiratorët të cilët përdorin programe te sofistikuar dhe sensorë për rregullimin e nivelit të oksigjenit, mund t’u jepen pacientëve të vetëdijshëm, ose jo të vetëdijshëm. Për kryeministrin britanik mund të përdoret makineria ECMO, një pajisje e specializuar, që është më e sofistikuar se respiratori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?