Çfarë po ndodh me Deutsche Bank? Largohet nga tregu i aksioneve, shkurton 18 mijë vende pune

Deutsche Bank ka njoftuar se do të tërhiqet nga tregu global i aksioneve, do të shkurtojë investimet bankare dhe do të reduktojë mijëra vende pune, si pjesë e një plani gjithëpërfshirës për të rikthyer fitimet.

Banka, si fillim do të shkurtojë 18 mijë vende pune, ndërsa deri në 2022, ky numër do të shkojë 74 mijë.  Synimi i  Deutsche Bank është të reduktojë kostot  me 17 miliardë euro përgjatë viteve të ardhshme.

Ky vendim erdhi vetëm dy ditë pasi shefi i investimeve bankare, Garth Ritchie, dha dorëheqjen nga “marrëveshja e përbashkët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot kemi njoftuar transformimin më themelor të Deutsche Bank në dekada” tha drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, në një njoftim për shtyp të korporatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deutsche Bank pret gjithashtu të raportojë një humbje neto prej 2.8 miliard euro në tremujorin e dytë të 2019. Rezultatet finale pritet t’i nxjerrë me 25 korrik.

Burimi: CNBC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?