Dalai Lama: Mund të jem i fundit, më mirë që mos të kem pasues

Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama tha se ai mund të jetë i fundit që mban këtë titull.

Në një prononcim për BBC ai tha se do të ishte më mirë që “kjo traditë shekullore të merrte fund në kohën e një Dalai Lama mjaft popullor.”

Dalai Lama sugjeroi se do të ishte më mirë nëse Britania do të kishte ruajtur një linjë më të butë qëndrimi ndaj Kinës, gjatë protestave të fundit prodemokracisë udhëhequr nga studentët në Hong Kong.

Ai tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të inkurajuar demokracinë në Kinë.

“Kina dëshiron shumë që t’i bashkohet ekonomisë botërore” tha ai.

“Ata duhet të jenë të mirëpritur, por në të njëjtën kohë bota e lirë ka një përgjegjësi morale për ta sjellë Kinën në demokracinë perëndimore, Për interesat e Kinës dhe si Përgjegjësi morale ‘ Dalai Lama u arratis për në Indi në vitin 1959, pasi trupat kineze shtypën një kryengritje në Tibet.

Pekin e sheh fituesin e çmimit Nobel për Paqen si një përçarës, edhe pse ai tani po mbron një “rrugë të mesme” me Kinën, duke kërkuar autonomi, por jo pavarësi për Tibetin. 

Në një intervistë të gjatë për BBC-­në, udhëheqësi shpirtëror 79­-vjeçar pranoi se ai ndoshta nuk do të ketë një pasues.

"Nëse një tjetër Dalai Lama do të vijë pas tij kjo do të varet nga rrethanat pas vdekjes së tij dhe se kjo është “në dorë të popullit tibetian,” ­tha ai.

“Institucioni Dalai Lama do të pushojë një ditë. Këto institucione të bëra nga njeriu do të pushojnë”, ­tha ai për BBC.

“Nuk ka asnjë garanci që s’do të vijë një Dalai Lama budalla pas meje, i cili do të turpërojë veten. Kjo do të ishte shumë e trishtuar. Kështu që do të ishte shumë më mirë që kjo traditë shekullore të mbarojë në kohën kur Dalai Lama ishte mjaft popullor", ­tha gjithashtu udhëheqësi shpirtëror. Figura e dytë më e lartë e budizmit tibetian është Panchen Lama, një figurë, që ka për qëllim të luajë një rol kyç në zgjedhjen e Dalai Lamës së ardhshëm.

Një djalë i ri u emërua si Panchen Lama nga Dalai Lama në vitin 1995, por Kina e hodhi poshtë dhe zgjodhi kandidatin e vet.  

SHKARKO APP