Deklarata e pazakontë e presidentit: Kam qenë gay, por më shëruan femrat e bukura
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i habiti të gjithë kur zbuloi se kuroi veten nga homoseksualiteti me ndihmën e femrave të bukura.
Presidenti, i cili njihet për komentet plot ngjyra e bëri deklaratën gjatë një fjalimi Tokio. Ai akuzoi kundërshtarin e tij politik, Senatorin Tillanes IV se është homoseskual duke shtuar se arrin ta dallojë pasi ka qenë vetë i tillë.
“Trillanes dhe unë jemi të ngjashëm. Por, unë u kurova”, tha Duterte. Madje ai shtoi se ishte pak gay gjatë martesës me ish-bashkëshorten Elizabeth Zimmerman, e cila përfundoi në vitin 2000.
Presidenti theksoi se “u kurua” pasi njohu partneren aktuale, Honeylet Avancena.
“U bëra burrë sërish! Femrat e bukura më shëruan”, përfundoi Duterte.
KOHA JONË SONDAZH

