Demët lajnë në gjak qytetin spanjoll
Në festivalin e përvitshëm të vrapimit me dema në qytetin e Pamplona të Spanjës, prej ditën e parë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Këtë vit mesa duket nuk paska qenë më i miri për njerëzit që janë të apasiouar pas kësaj tradite, pasi 2 prej 5 të plagosurve kanë marrë goditje në kokë dhe janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë edhe 48 persona të tjerë që kanë marrë lëndime të lehta. Ky festival i përvitshëm ndiqet nga shumë turistë, si dhe nga vendasit të cilët vrapojnë për rreth 850 metra nëpër rrugica e qytetit ku nga pas i ndjekin demët e mëdhenjë e të inatosur.
KOHA JONË SONDAZH

