Dështon mbledhja e Eurogrupit, Athina pa plan shpëtimi

Duhej të ishte një ditë vendimtare për Greqinë, por ka rezultuar pa asnjë fryt takimi i Eurogrupit. Minsitri i ri i Financave greke dhe delegacioni që e shoqëronte nuk kanë paraqitur asnjë propozim të ri me shkrim për arritjen e një marrëveshje, duke bërë një prezantim me gojë të planit për shpëtimin e Greqisë.

Kjo zgjedhje e Greqisë, sipas burimeve që citojnë mediat e huaja, ka nervozuar shumë ministrat e Fianacave, të cilët prisnin të shqyrtonin kërkesat e Athinës. Kreu i Eurogrupit Jerën Dajsellbllem konfimroi lajmin, duke shtuar se dokumenti pritet të të arrijë nesër në Bruksel.

“Ne mirëpritëm kolegun tonë, ministrin e ri të Financave greke Euclid Tsakalotos dhe dëgjuam vlerësimin e tij për situatën e krijuar pas votës jo të referendumit  të së dielës. Ministri  grek nuk kishte propozime të reja dhe në këtë pikë ne presim që qeveria greke të na sjellë planin e saj dhe kërkesat e reja. Më pas do të nisim me hapat e tjerë, por nuk kemi shumë kohë, tha Dajsellbllëm.

Pas një bisede telefonike me presidentitn e Komisionit Europian Martin Shulz, kryeministri Tsipras ka konfirmuar prezencën e tij nesër në seancën plenare të Parlamentit Europian, ku pritet edhe të prezantojë planin e shpëtimit të vendit të tij.

Tsipras do të kërkojë 7 miliardë euro borxh, mundësisht brenda 48 orëve, për të përballuar situatë emergjente në Greqi dhe për të shmangur keshtu falimentin. Megjithatë, si një pritë para se kryeminsitri grek të prezantonte paketën e re, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shuar shpresat greke për një shkurtim të borxhit. Shefja e FMN, Kristin Lagardë ka deklaruar se nuk do të ketë lirim të fondeve të tjera , nëse Greqia nuk paguan 1.6 milardë eurot që i detyroret insitucionit fianciar që ajo drejton, afat i cili ka skaduar më 30 qershor.

SHKARKO APP