Detaje të reja, pas “Charlie Hebdo”-s qëndron familja izraelitee Rothschild

Tashmë kanë filluar të zbulohen edhe detajet tjera rreth origjinës dhe asaj se kush e ka drejtuar në të vërtetë revistën satirike që jo rrallëherë publikoi karikatura, të cilat u cilësuan si ofendime të rënda për fenë islame.
Gazeta më e madhe për ekonomi në Holandë, Quote, raporton se “Charlie Hebdo” nga dhjetori kishte ndërruar pronësi, shkruan Telegrafi.
Pjesa më e madhe e aksioneve është blerë nga Baroni, Edouard de Rothschild, një prej shumë trashëgimtarëve të familjes Rothschild.
Rothschild është mbiemri i një prej familjeve më të mëdha hebraike dhe njëkohësisht më të pasura që i kanë të shtrira bizneset dhe jetojnë në Gjermani.
Ata kanë një pasuri të jashtëzakon shme. Pasuria e tyre llogaritet të jetë shumica trashëgimi ndërkohë, pasi nga shekulli i 18-të ata i kanë themeluar bankat më të fuqishme evropiane.
Familja Rothschild konsiderohet një prej familjeve më të pasura në botë. Ata përveç “Charlie Hebdos” kanë në pronësi edhe të Përditshmen franceze, gazetën “Liberation” që e ka marrë përsipër mbarëvajtjen dhe funksionimin e mëtejshëm të “Charlie Hebdo”-s.