Detajet e projektit të Salvinit: Si do të shkurtohen taksat në Itali?

Pas premtimit të Matteo Salvinit që ka deklaruar se është gati për të sjellë në ‘shtëpi’ një shkurtim taksash me “Manovrën e 2020”, është nënsekretari për ekonominë Massimo Bitonci që jep detaje duke e bërë edhe më konkrete rrugën sesi kjo do të konkretizohet në vijim.

Lega synon një “’Plan Trevjeçar” për taksën e sheshtë që nis nga vitit 2020 me një shkurtim taksash për të ardhurat mes 35-50 mijë euro që tashmë paguajnë mesatarisht 24 %.

Ai nënvizon se reduktimi për të cilin po punon Lega do të ketë një impakt edhe në fashën 15-35 mijë euro, ku paguhet mesatarisht mes 16-17 % ndërsa për fashën 0-15 mijë euro taksohen mesatarisht 5.41 %.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fazën fillestare 15 përqindëshi do të aplikohet në të ardhurat individuale, duke studiuar ama një zgjedhje të përshtatshme për koeficientin familjar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?