Diplomati “i ekzekutuar” i Koresë së Veriut është gjallë
Diplomati i Koresë së Veriut, që sipas gazetës më të madhe në Korenë e Jugut ishte ekzekutuar nga policia, është e gjallë dhe në paraburgim shtetëror, raporton CNN.
I dërguari i posaçëm i Koresë së Veriut në Shtetet e Bashkuara, Kim Hyok Chol, po hetohet për rolin e tij në takimin e dështuar në Hanoi që u zhvillua në mes të presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në shkurt, thanë burimet.
Ky takim, i dyti midis të dy udhëheqësve, përfundoi papritmas ndërsa dy palët nuk arritën dot një marrëveshje.
Përkthyesi i Kim Jong Un në Hanoi, Sin Hye Yong, gjithashtu është në paraburgim dhe nën hetim, thanë burimet.
Gazeta e Koresë së Jugut, Chosun Ilbo raportoi të premten se Kim Yong Chol, një nga zyrtarët më të lartë të Koresë së Veriut që kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump për bisedime pak më shumë se një vit më parë, ishte shfajësuar dhe se Kim Hyok Chol ishte ekzekutuar si ndëshkim për mungesën e suksesit në Hanoi.
Në artikull u përmend një burim anonim brenda Koresë së Veriut por lajmi nuk u konfirmua nga qeveritë e dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

