Dobësohet “Made in Germany” – Bie kërkesa për mallrat industrialë. Perspektiva, e zymtë.

Porositë për mallrat industrialë gjermanë ranë më shumë se ç’pritej gjatë muajit Maj dhe Ministria e Ekonomisë paralajmëroi se sektori do të qëndrojë i dobët në muajt në vazhdim.  Kontratat për mallrat “Made in Germany” ranë me 2.2% gjatë muajit, pas një rritjeje të lehtë në Prill, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë.   Treguesi rezultoi poshtë pritshmërive të ekonomistëve,  për një rënie me vetëm 0.1%.   Të dhëna të tjera së fundmi kanë treguar gjithashtu për një perspektivë të dobët për sektorin, ndërkohë që porositë inxhinierike kanë rënë dhe  manifaktura është tkurrur.    Kontratat e huaja ranë me 4.3%, nxitur nga rënia e madhe e kërkesës e vendeve jashtë Eurozonës.

Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë DIHK përgjysmoi projeksionet për rritjen e eksporteve këtë vit në vetëm 1%, prej luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA.  Konfliktet tregtare, dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe ngadalësimi i ekonomisë botërore po sjellin vështirësi për Gjermaninë, që është varur prej vitesh te tregtia e jashtme.   Ekonomia gjermane ndodhet në vitin e 10 radhazi të rritjes.  Në tremujorin e parë,  Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.4%, por Bundesbank pret që tkurrje të lehtë më të dytin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?