Doli për të takuar vajzën që njohu në Tinder, i riu rrëmbehet dhe masakrohet (PAMJE TE RENDA)

Me pandeminë e koronavirusit gjithandej, gjithnjë e më shumë të rinj po bashkohen me platformat online për të takuar njerëz në internet. Sidoqoftë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm para se të takoni dikë dhe të kontrolloni nëse personi në anën tjetër të ekranit është i vërtetë.

Vlen të përmendet se çfarë i ndodhi një skocezi të ri këtë javë. Cobhan Mclelland, 18 vjeç, nuk do ta harrojë kurrë atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës së kaluar.

I riu, një ushtar rezident në kampin ushtarak Dreghorn Barracks, ra dakord të shkonte në një takim në shtëpinë e një vajze që kishte njohur ditë më parë në Tinder. Cobhan shkoi me makinë në shtëpinë e vajzës së re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të mbërritur ai ra në kurthin që i kishin ngirutr. Ai u rrëmbye nga disa të rinj të cilët e torturuan gjatë gjithë natës. I riu, i cili është akoma në gjendje shoku, mbërriti në qendrën shëndetësore me fytyrën e shpërfytyruar, kockat e thyera, djegie në të gjithë trupin dhe plagë me thikë në fytyrë. /Shqip

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?