Donald Trump nis operacionin masiv kundër emigrantëve

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.

Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.

Operacioni pritet të nisë më 14 korriik, pasi u shty muajin e kaluar. Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike. REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?