Donald Trump takohet me Theresa May në kulmin e protestave
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me kryeministren britanike Theresa May për bisedime “të rëndësishme” në ditën e dytë të vizitës së tij treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt do të jetë ndër ministrat e lartë që do të marrin pjesë në bisedime, ku do të diskutohen çështje si, ndryshimet klimaterike.
Këto ndodhin kur protesta në një shkallë të lartë janë planifikuar të mbahen në të gjitha qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë një demonstratë në Trafalgar Square. Lideri laburist Jeremy Corbyn do t’u drejtohet protestuesve nga mitingu në Londër.
Z. Trump e vlerësoi “miqësinë e përjetshme” ndërmjet SHBA dhe Britanisë së Madhe gjatë një banketi shtetëror në Buckingham Palace në fund të ditës së parë të vizitës së tij.
Mbretëresha tha se dy vendet po festonin një aleancë që kishte garantuar ‘sigurinë dhe prosperitetin e të dy popujve për dekada”.
Më herët të hënën, Presidenti amerikan rihapi debatin e tij politik me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, paka para se të shkelte në Britaninë e Madhe./ar.sh
KOHA JONË SONDAZH

