Drama me azilet britanike, rreth 1000 të moshuar vdiqën nga Covid 19

Qindra banorë të shtëpive për të moshuarit në Britani po ndërrojnë jetë me ose pa simptoma të koronavirusit, por pa u futur ende në statistikat zyrtare. Mendohet se ky bilanci i viktimave në këto institucione po shkon në 1 mijë brenda pak javëve.

Mijëra azile në Britaninë e Madhe janë futur në karantinë për të ndalur përhapjen e pandemisë te banorët e tyre të moshuar.

Muajin e kaluar, sëmundjes infektive nuk i shpëtoi dot 87-vjeçari, Xhamshed Ali, që së bashku me gjashtë bashkëjetues të tjerë ndërruan jetë në një prej këtyre institucioneve në lindje të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërroi jetë në datën 24, në orën 6 të mëngjesit, pa askënd pranë, nuk arritëm t’i themi as lamtumirë, as t’i përkëdhelnim flokët, duart. Të vdesin 7 njerëz nga Covid-i është e frikshme,” tregon e bija e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Britania numëron rreth 11 mijë banesa për të moshuarit me më shumë se 450 mijë shtretër, gati trefishi i numrit që kanë spitalet e vendit.

Ekspertët druhen se po shumëfishohet bilanci tragjik i sëmundjes në këto institucione, ndaj disa nga familjarët po i paraprijnë situatës duke i rimarrë përkohësisht në shtëpi prindërit dhe të afërmit.

“Kur takova nënën javën e kaluar kishte dy javë që rrinte mbyllur në dhomë dhe dukej nga e ecura, nga e folura, nga qartësia mendore sa shumë e kishte prekur vetmia nga izolimi” tregon vajza tjetër.

E ëma e saj vuante nga sëmundjet e moshës, por edhe ata që nuk janë infektuar me Covid-19 raportohet se nuk po marrin kujdesin e duhur, pasi vetë stafi i azilit është detyruar të izolohet nga frika se mund t’u përhapin atyre infeksionin.

Familjarët po bëjnë thirrje që të kryhen testimet e duhura që ata të mund të rikthehen në punë.

“Njerëzit në këto shtëpi janë më të pambrojturit e shoqërisë, janë të dobët, të varur nga të tjerët dhe në këtë krizë që po hasim po tregohet se janë edhe më të parëndësishmit.”

Të enjten, kryediplomati britanik njëherësh kryesuesi provizor i qeverisë, Dominik Rab, udhëhoqi duartrokitjet në mbarë vendin për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin, i cili ka prekur mbi 65 mijë dhe u ka marrë jetë 8 mijë britanikëve.

Mendohet se 1 mijë vdekje janë shënuar vetëm në banesat për të moshuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?