E dërguan për ta bërë synet, nga frika qëndron dy orë në çatinë e spitalit

Një vogëlush pesëvjeçar, që e dërguan në një spital në Java të Indonezisë për ta bërë synet, është frikësuar aq shumë, sa hipi në çatinë e kinikës dhe qëndroi dy orë aty.

Nga frika se mund të rrëzohej duke ikur, familjarët e as stafi i spitalit, nuk guxonin t’i shkonin pranë, derisa njëri prej familjarëve pati një ide shumë të mirë.

Lidhja e afërt që vogëlushi kishte me mësuesen, ka bërë që familjarët ta ftojnë arsimtaren që t’i fliste nxënësit të saj, për ta bindur që të zbriste poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, ajo ishte i vetmi person, që arriti ta bindë për të zbritur dhe jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin që zbriti, vogëlushi shkoi vet në klinikë, për t’ju nënshtruar procedurës, pa u detyruar nga askush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?