ECDC: Në fillim të këtij muaji do të kemi pesëfishim të rasteve me koronavirus

Rastet me koronavirus në të gjithë Evropën do të rriten në mënyrë dramatike në javët në vijim për shkak të prevalencës në rritje të variantit delta, paralajmëroi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të Premten, pasi parashikoi që numri i infeksioneve të reja të rritet me pesëfish deri në 1 Gusht.

ECDC vlerëson se në javët në vijim Bashkimi Europian, Norvegjia dhe Islanda do të regjistrojnë më shumë se 420 raste të reja për 100,000 qytetarë, pothuajse pesë herë më shumë se javën e kaluar kur shifrat arritën në 90 raste për 100,000 qytetarë, shkruan Daily Sabah.

Një javë më pas, numri i rasteve të reja pritet të rritet mbi 620 për 100,000 banorë. “Përkeqësimi aktual i vazhdueshëm i situatës epidemiologjike në shumë vende pritet të vazhdojë duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të variantit delta,” tha ECDC në raport.

Aktualisht, shtrimet në spital mbeten të qëndrueshme në shumicën e vendeve por numri i vdekjeve që lidhen me COVID-19 pritet të tejkalojë përsëri 10 për 1.000.000 banorë, krahasuar me 6.8 javën e kaluar, vuri në dukje agjencia.

ECDC tha se po parashikonte rritje të rasteve në 20 vende dhe rritje të vdekjeve në: Qipro, Greqi, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Portugali, Slloveni dhe Spanjë.

Muajin e kaluar, agjencia me bazë në Stokholm paralajmëroi se varianti delta do të përbënte 90% të rasteve të reja deri në fund të muajit gusht.

SHKARKO APP