Ekzekutohet një nga terroristët më të kërkuar nga FBI

In this picture taken on July 26, 2020, Afghan National Army (ANA) soldiers walk in a US military base, which has been recently handed over to Afghan forces in Achin district of Nangarhar province. - Living in the shadow of a US military base had long provided protection to villagers in eastern Afghanistan, but locals say the withdrawal of foreign troops has left them exposed to militant attacks. (Photo by NOORULLAH SHIRZADA / AFP) / To go with 'AFGHANISTAN-CONFLICT-US-BASES', FOCUS by Noorullah Shirzada

Forcat afgane kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, i cili ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Al Kaedës. Ai ishte në listën e terroristëve më të kërkuar nga FBI, bëri të ditur Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit. Lajmi është konfirmuar edhe nga Chris Miller, i cili është kreu i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Largimi i tij nga fusha e betejës është një pengesë e madhe për një organizatë terroriste, që vazhdimisht po përjeton humbje të rëndësishme. Vrasja e al-Masri tregon se organizata është zvogëluar ndjeshëm”, ka thënë Miller.

Al-Masri është akuzuar në Shtetet e Bashkuara se ka siguruar mbështetje material për organizatën terroriste për të kryer vrasje në SHBA. Ai u vra gjatë një operacioni special në provincën Ghazni, ndërsa besohet të jetë personi i dytë më i rëndësishëm i Al Kaedës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?