FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Emigrantët kërcënojnë rrënjët tona kristiane”

Ai është në qendër të kritikave, pasi vendosi të ndërojë një mur në kufi, në mënyrë që të mos lejojë hyrjen e emigrantëve në Hungari.

Por, Viktor Urban thotë se ky veprim ishte i domosdoshëm.

“Fluksi i madh i emigrantëve në europë kërcënon rrënjët kristiane të kontinentit dhe qeveritë europiane duhet të kontrollojnë kufijtë e tyre, para se të vendosin sa emigrant mund të presin”, shkruan ai në një editorial për Frankfurt Allgemeine Zeitung.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzon qeveritë e Europës, se nuk janë në sintoni me qytetarët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit duan që ne të kemi situatën nën kontroll dhe të mbrojmë kufijtë.

Nuk ndërtojmë mure për zbavitje, por sepse është e nevojshme”, shkruan Orban.

Ai mbron vendimin për të ngritur një mur në kufi.

Nëse nuk arrijmë të mbrojmë kufijtë, Shengen është në rrezik”, shkruan ai.

Çdo politikë europiane që premton një jetë më të mirë dhe inkurajon njerëzit të lënë vendet e tyre për të ardhur në Europë, është e papërgjegjshme. Europa nuk mund ta përballojë këtë fluks”, vijon më tej Orban.

Ai thotë se kriza e emigrantëve në fakt është një problem gjerman, pasi të gjithë njerëzit drejtohen pikërisht në Gjermani dhe nuk duan të qendrojnë në Hungari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?