Është vendi më paqësor në botë, por qetësia po prishet nga bandat kriminale

Shteti me 375 mijë banorë nuk është më vendi më i lumtur në botë. Qetësia e Islandës duket se është prishur pas një sërë ngjarjesh, ku ka pasur të shtëna me armë dhe rastesh plagosjeje me thikë nga bandat kriminale.

Islanda ka kryesuar renditjen e Indeksit Global të Paqes që nga viti 2008 falë krimit të ulët, sistemeve të forta arsimore dhe mirëqenies, pagave të drejta dhe mungesës së tensionit midis klasave shoqërore.

Vetëm katër persona janë vrarë me armë zjarri në më shumë se dy dekada. Në pak më shumë se një vit janë raportuar katër raste të ngjarjeve ku ka pasur të shtëna me armë, njëra prej të cilave ishte fatale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?