Familjarët nuk po u besonin syve, 20-vjeçari zgjohet gjatë funeralit përpara varrosjes
Një 20-vjeçar, i cili mendohej se kishte vdekur, është zgjuar gjatë mbajtjes së funeralit të tij.
Mohammad Furqan, ishte deklaruar i vdekur nga mjeket e një spitali në Indi, por për habinë e të pranishmëve, ai u zgjua pak përpara se ta varrosnin.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytetit Lucknow, India Veriore.
Menjëherë pasi u zgjua, Mohammad u dërgua me urgjencë në spital ku e lidhën me makineritë që do ta ndihmojnë për të marrë frymë.
Furqan ka qenë i pavetëdishmën që më 21 qershor kur pësoi një aksident.
Mjekët e shpallën të vdekur të hënën, si për çudi, pasi familjarët u kishin thënë se nuk kishin më para për ta paguar spitalin.
Familja u shpreh për Hindustan Times se situata i la ata të traumatizuar, sepse jo vetëm që u përballën me idenë se djali i tyre kishte vdekur, por pastaj u shokuan kur e panë të lëvizte gjatë funeralit.
KOHA JONË SONDAZH

