Fca-Renault vendoset të Martën. Bordi i kompanisë franceze pritet të hapë dritën jeshile

Në një kohë që kërcënimet e Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Meksikës po fundosin aksionet e kompanive më të mëdha prodhuese në botë, projekti i bashkimit mes Fca dhe Renault po afrohet në një fazë mjaft të rëndësishme.

Të Martën do të mblidhet bordi drejtues i grupit francez për të diskutuar projektin dhe për të dhënë dritën e parë jeshile. Të paktën këto janë pritshmëritë, me përjashtim të ndonjë surprize në moment të fundit. Pas kësaj faze do të vazhdohet me firmën e memorandumit si dhe me prezantimin zyrtar të aleancës.  Aksi i ri mes Parisit dhe Fiat Chrysler, kompanisë që drejtohet nga john Elkann duket të jetë në vijën e nisjes.

Politika franceze çdo ditë e më shumë është në favor të kësaj shkrirje, me ministrin e ekonomisë franceze që gjatë javës nënvizoi qartë se kjo është një mundësi reale për industrinë automobilistike franceze. Mbetet ende për t`u zgjidhur çështja e marrëveshjes që Renault ka firmosur me shtëpinë japoneze, Nissan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?