Fez, kryeqyteti shpirtëror i Marokut

Në ditët tona, qyteti perandorak i Fez-it është anashkaluar ca nga turistët në favor të Marakeshit, megjithatë kryeqyteti shpirtëror i Marokut duket po i tërheq sërish të huajt në mase e kjo falë rinovimeve të mëdha që ka bërë dhe fluturimeve low-cost. Që prej 2013-tës, më shumë se 92 million euro investime janë hedhur në këtë qytet për rindërtimin e qendrës historike të tij dhe për zhvillimin e turizmit.

Qendra e Fezit, shtëpi e librarisë më të vjetër ende funksionale të globit, u listua nga UNESCO në 1981 si objekt i trashëgimisë kulturore për vlerat e saj të jashtëzakonshme universale. Prapa mureve të larta që rrethojnë qytetin e vjetër ndodhen 9000 shtëpi historike, 11 medrese, 83 mauzoleume, 176 xhami e 1200 punishte artizanale.

Sipas Fouad Serrhini, kreu i agjensisë së zhvillimit dhe restaurimit i ngarkuar me rehabilitimin e qendrës, në 6 vite investimesh, me mijëra ndërtesa dhe monumente është arritur të shpëtohen nga rrënimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?