Fotografia e vitit, fiton tigri siberian
Një tigër Siberian që përfaqëson një pemë: kjo është fotoja fituese e konkursit të Muzeut të Historisë së Natyrës në Londër. Fotoja e tigrit mjaft të rrallë, që duket sikur shkrihet me pemën dhe natyrën rreth tij titullohet: Përqafimi, dhe është shkrepur nga Sergey Gorshkov.
Ajo është fituesja e titullit të fotografit më të mirë të jetës së egër për vitin 2020. Bëhet fjalë për konkursin më prestigjoz ndërkombëtar të kushtuar fotografimit të natyrës. Çmimi i dytë i shkoi finlandezes Liina Heikkinen për foton e saj “Dhelpra që kapi rosën”.
Të dyja fotot u përzgjdhën mes 100 finalisteve të seleksionuara ndërmjet shkrepjeve të 49 mijë kandidatëve e të përzgjedhura për teknikën, anën e tyre artistike dhe kreativiten.
KOHA JONË SONDAZH

