FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gratë e shquara nga Beogradi dhe Prishtina mbajnë takimin e katërt

Katërmbëdhjetë gra të shquara që përfaqësojnë parlamentet, akademinë, shoqërinë civile dhe mediat në Beograd dhe në Prishtinë u mblodhën për herë të parë në Beograd më 15 e 16 dhjetor 2014, si pjesë e procesit të njohur si “Procesi i Budvës”, që ka për qëllim angazhimin e këtyre grave në dialog të drejtpërdrejtë. Sipas njoftimit të dërguar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, pjesëmarrëset diskutuan për rolin e gruas në politikë dhe çështjen e fuqizimit ekonomik. Ato gjithashtu nxorën një numër rekomandimesh që do të përfshihen në një plan veprimi për aktivitete të përbashkëta. Ky ishte takimi i katërt me radhë i lehtësuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë që nga viti 2012. “Me Procesin e Budvës ne duam të tregojmë rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, tha Suzana Novobrdali, ish deputete e Kuvendit të Kosovës. “Secili mund të kontribuojë në këtë proces, por pa femra një proces i tillë nuk do të jetë i plotë”, u shpreh ajo. Marija Obradovic, përfaqësuese e rrjetit parlamentar të grave në Parlamentin serb, tha se, “me anë të dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit duam të tregojmë pse është e rëndësishme që gratë t’i bashkojnë forcat, se si kjo mund të na ndryshojë për të mirë neve dhe botën ku jetojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?