FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grekët mbushin sheshet, sërish mllef kundër Merkelit (FOTO)

Edhe pse ka dy ditë që Athina po përjeton një mot të acartë, me reshje dëbore dhe ngrica, kjo nuk i ka penguar mijëra qytetarë të dalin sërish në shesh dhe të shfryjnë mllefin ndaj Europës e në mënyrë të vecantë ndaj kancelares gjermane Angela Merkel.

“Europa u takon grekëve”, “Kokën lart, asnjë hap prapa”… ishin vetëm disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit. Tubimi u organizua kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe është një formë mbështetjeje për qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Alexis Tsipras, në betejën e ashpër me kreditorët europianë për rinegocim të borxheve.

Temperaturat e ulëta i kanë sfiduar edhe fëmijët e vegjël, të cilët ishin në shesh bashkë me prindërit e tyre. Në tubim ishin edhe eksponentë të spanjollëve të lëvizjes “Podemos” si dhë përfaqësues të refugjatëve sirianë e kurdë. Por zemërim anti BE dhe anti-Merkel nuk kishte vetëm në Athinë. Tubime njerëzish pati edhe në qytete të tjera të Greqisë, si Selaniku, Patras, Lamia, Kavala, Volos etj. Ndërsa nuk munguan edhe tubimet në disa qytete europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta zhvillohet teksa në Bruksel mbahet një takimi i jashtëzakonshëm i Eurogrupit, ku në fokus është sërish çështja e borxheve të Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?