FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqi, betohet me dorën mbi Bibël qeveria “Tsipras 2”

Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në dy pjesë është betuar “Qeveria 2” e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, brenda 9 muajve të fundit.

Në fillim janë betuar tradicionalisht, me dorën mbi Bibël, 12 anëtarë të saj, e më pas 33 të tjerët, që kanë bërë vetëm betimin politik.

Emërimi i kabinetit të ri në Greqi nuk ka pasur surpriza dhe Tsipras,sipas analistëve, me zgjedhjen e tij ka siguruar huadhënësit se do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen e ndihmës dhe do të zbatojë reformat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi, në drejtimin e ministrisë më të rëndësishme, atë të Financave, ka emëruar përsëri Euclid Tsakalotos, bashkë me ministrin plotësues, Georgios Houliarakis, që luajtën një rol të rëndësishëm dhe vendimtar te negociatat e fundit me kreditorët, duke arritur nënshkrimin e marrëveshjes së shpëtimit dhe duke shmangur katastrofën e plotë për vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në qeverinë e re pritet të luajë ministri i ri i Politikave të Emigracionit, në një moment tepër kritik jo vetëm për Greqine, por edhe për Europën, që po përballon krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore.

Giannis Moyzalas është një anëtar aktiv i organizatës “Mjekët pa Kufij” dhe ka marrë pjesë në shumë misione humanitare, në shumë zona të nxehta në Lindjen e Mesme.

Kabineti i ri me 14 ministri përbëhet nga 45 personalitete të fushave të ndryshme. 7 prej të emëruarve në postet e ministrave janë gra.

Numri i madh i ministrave plotësues dhe zëvendës/ministrave vlerësohet se është bërë edhe për ruajtjen e balancave politike brenda gjirit të Syrizas, që ende nuk është qetësuar nga përçarja dhe largimi i platformës marksiste, dy muaj më parë.

Gjithashtu, edhe për të përballuar probleme të mprehta në sektorët e ekonomisë, industrisë, arsimit dhe politikës së Jashtme.

Kreu i diplomacisë greke ka mbetur përsëri Nikos Kotzias, ndërsa edhe në ministritë kryesore nuk kanë ndryshuar anëtarët e Syrizas, që kanë mbështetur fuqishëm kryeministrin Tsipras.

Gjithashtu, 5 prej posteve mbajnë aleatët qeveritarë të partisë “Grekët e Pavarur”, prej të cilëve udhëheqësi i tyre, Panos Kammenos ka rimarrë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa 4 pjesëtarë të kabinetit vijnë nga gjiri i socialistëve të PASOK-ut, që u shkëputën nga kjo parti dy vite më parë.

Ndër komentet më karakteristike të shtypit grek për kabinetin e ri, veçohen titujt e gazetave që flasin për një qeveri kopje të së mëparshmes, apo qeveri të balancave politike, ndërsa ministrat që do të përballen me reformat janë konsideruar si “grupi i misioneve të rrezikshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?