FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqi, sulm ambasadës së Izraelit në Athinë

Një sulm me armë zjarri është verifikuar gjatë orëve të natës në ambasadën e Izraelit në Athinë.  Sipas policisë, katër persona të armatosur që udhëtonin me dy motorçikleta kanë hapur zjarr me automatikë të tipit kallashnikovë ndaj selisë diplomatike.  Ngjarja ka ndodhur në orën 03.15 minuta, me godinën që ka pësuar disa dëme materiale, por që për fat nuk ka pasur të plagosur. Nga të shtënat janë thyer disa xhama dhe janë plasaritur muret e amabasadës.

Policia dyshon për një akt terrorist, ku të përfshirë mund të jenë anëtarë të organizatave marksiste që operojnë në Greqi, megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera.  Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 15 gëzhoja automatiku, ndërsa zona përreth është kontrolluar nga agjentë të anti-terrorit.

Autoritetet thonë se pas sulmit autorët u larguan në një rrugë periferike dhe në vazhdim gjurmët e tyre humbën në lagjen Galaci të kryeqytetit.  Ambasada e Izraelit është ndodhur edhe herë të tjera nën kërcënimin e terroristëve, por ky është sulmi më serioz ndaj kësaj selie. Ajo klasifikohet si një ndër godinat më mirë të ruajtura në Greqi. Akti është dënuar nga autoritetet më të larta politike të vendit, ndrësa pritet që ministri i Jashtëm grek t’i telefonojë homologut të tij izraelit, për t’i garantuar shetetit hebre funksionimin normal të ambasadës dhe garancinë e jetës së stafit të saj në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?