FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia kërcënon: Plani B? Kemi Rusinë dhe Kinën

Ministri grek i Mbrojtjes tha se Greqia mund të drejtohet tek SHBA, Kina ose Rusia nëse nuk arrin një marrëveshje për borxhin me Eurozonën.

Sipas BBC, Panos Kammenos, që drejton partinë e koalicionit Grekët e Pavarur, tha se Greqia e ka detyrim që të shkojë tek plani B, nëse propozimet e tyre refuzohen.

Greqia do prezantojë planin e saj në një takim me ministrat e Financës të Eurozonës, të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thonë se kushtet për paketën e shpëtimit prej 240 miliardë euro janë shumë të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duam një marrëveshje. Por nëse Gjermania nuk lëshon pe dhe kërkon që të hedhë në erë Europën, ne kemi detyrim që të shkojmë tek plani B.

Plani B është që të gjejmë financim nga të tjera burime. Mund të jetë SHBA në rastin më të mirë, por mund të jetë edhe Rusia, Kina apo vende të tjera,” tha Kammenos për Mega TV.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?