Hollande: Na sulmuan në zemër, po arma jonë më e fortë është bashkimi
Presidenti francez Hollande i është drejtuar sot, direkt nga Pallati Presidencial, qytetarëve të vendit të tij të tronditur nga sulmi terrorist dhe vrasja e 12 personave në Paris me mesazhin “të bashkohemi kundër barbarisë, arma jonë më e fortë është bashkimi”.
“Të dashur patriotë, Franca sot u sulmua, në zemër të saj, në Paris….Mesazhi im është për t’ju thënë 12 qytetarëve të nderuar të vrarë se lufta e tyre për liri do të vazhdojë.
Për dy policët e vrarë, ju them gjithashtu që nderojmë aktin e mbrojtjes së lirisë së fjalës.
Nesër Franca e ka ditë zie dhe në orën 12:00, do të mbajmë një minutë heshtje. Tre ditë, flamuri ulet në gjysëm shtizë.
Vrasësit shënjestruan lirinë, lirinë e shprehjes, paqen, tolerancën, të jetuarit sëbashku. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë në emrin e të vrarëve.
Ndërkohë që hetimi vazhdon për të kapur vrasësit, ne kemi vendosur nën mbrojtje, të gjitha institucionet publike dhe ato që janë direkt të kërcënuara. U them qytetarëve se asgjë e askush nuk do të na ndajë.