Industria e makinave në Gjermani goditet nga kërcënimi i tarifave të Trump për Meksikën

Aksionet e kompanive gjermane të makinave pësuan një rënie të ndjeshme në Frankfurt këtë të premte si pasojë e sanksioneve që presidenti Trump kërcënon të ndërmarrë kundrejt importeve të Meksikës, aty ku 3 nga firmat më të rëndësishme gjermane kanë fabrikat e tyre.

BMW, Daimler dhe Volkswagen, që kanë fabrika në Meksikë për të përfituar nga kosto e ulët e punës dhe nga marrëveshjet tregtare që SHBA ka me fqinjën e saj jugore, u ulën deri në 2.9%. Edhe aksionet në e kompanive aziatike të makinave ranë në mënyrë drastike brenda natës. T

Trump tha se ai do të ‘godiste’ mallrat që vinin nga Meksika me një tarifë prej 5% dhe do ta rriste këtë taksë çdo muaj derisa të arrinte 25% më 1 tetor, vetëm nëse Meksika merr masa të menjëhershme kundër emigracionit të paligjshëm në të gjithë kufirin e SHBA. Një zëdhënës i degës së VW, Audi, tha se kompania po vëzhgonte shumë nga afër zhvillimet, por ishte shumë herët për të spekuluar mbi rezultatet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një burim i industrisë së automjeteve tha se situata ishte e çuditshme duke qenë se çështjet e migracionit i përkisnin fushës politike dhe sidoqoftë ndikuan industrinë pavarësisht përditësimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) për këtë verë.  Ajo gjithashtu erdhi pasi BE dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për të shmangur një përshkallëzim të konflikteve tregtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strategjisti i Commerzbank Ulrich Leuchtmann tha: “Politikat tregtare që po ndërmerr SHBA kanë marrë një kthesë cilësisht të ndryshme. Përdorimi i tarifimit si një mjet për qëllime jo-ekonomike sjell diçka të re në procedura. ”

Burimi: Reuters

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?