Inflacioni në Eurozonë – Bie ndjeshëm në Maj. Shton problemet për BQE

Inflacioni në Eurozonë u ngadalësua më shumë se sa pritej muajin e kaluar, duke shtuar problemet për Bankën Qendrore Europiane.  Indeksi i çmimeve në 19 vendet që ndajnë euron ra në 1.2% në Maj, nga 1.7% që ishte në Prill, duke përmbysur rritjen e njëhershme që erdhi nga Pashkët.

Një tjetër sinjal shqetësues ishte treguesi që përjashton çmimet e luhatura të ushqimeve dhe energjisë, që ra në 1% nga 1.4%. Banka Qendrore Europiane ka për objektiv të arrijë një nivel të çmimeve prej pranë 2%-shit, por ka dështuar ta prekë këtë që prej vitit 2013. Takimi i fundit i institucionit tregoi shqetësime te politikëbërësit për rënien e pritshmërive të inflacionit, çka shton presionin për më shumë stimuj monetarë.    Bankës i ka “shteruar” kapaciteti, ndërkohë që nuk mund të ofrojë masa si blerje gjigante të titujve të borxhit apo ulje të normave të interesit.

Lëvizja e radhës e Bankës Qendrore Europiane do të jetë ofrimi i kredive të lira drejt bankave tregtare, për të siguruar fluksin e kreditit në ekonominë reale. Ekonomia e Eurozonës po përballet me shumë sfida.  Lufta tregtare po dëmton besimin e investitorëve, Italia ndodhet përsëri në konflikt me Komisionin Europian, industria gjermane vazhdon të tkurret dhe kërcënimi i Brexit pa marrëveshje është shtuar. Tregjet vonuan pritshmëritë për rritje të normës bazë të interesit në vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?