Irani rrit tensionet me rritjen e pasurimit të uraniumit

Irani tha të dielën se së shpejti do të rritë pasurimin e saj të uraniumit mbi tavanin e  vendosur nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore e vitit 2015, duke shkaktuar një paralajmërim nga presidenti amerikan Donald Trump ‘të jetë i kujdesshëm’, i cili ka bërë presion ndaj Teheranit për të rinegociuar paktin. Në shenjë të rritjes së tensioneve, Franca, Gjermania dhe Britania, të gjitha anëtare në marrëveshje, shprehën shqetësime lidhur me hapin e marrë nga Teherani, përpjekjen e saj të fundit për të detyruar Perëndimin të heqë sanksionet që shkatërrojnë ekonominë e saj të çalë.

Në një konferencë shtypi, zyrtarë të lartë iranianë kërcënuan për shkelje të mëtejshme, duke thënë se Teherani do të vazhdonte të ulte angazhimet e veta çdo 60 ditë, vetëm nëse palët europiane të marrëveshjes e mbrojnë atë nga sanksionet e imponuara nga Trump. “Ne jemi plotësisht të përgatitur për të pasuruar uraniumin në çdo nivel dhe me çdo sasi“, tha Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. “Në pak orë procesi teknik do të përfundojë dhe pasurimi përtej 3.67% do të fillojë“, shtoi ai, duke iu referuar kufirit të vendosur në marrëveshjen 2015.

Duke folur për gazetarët kur ai u largua nga Morristown, New Jersey, Trump paralajmëroi Teheranin. “Irani duhet të jetë i kujdesshëm. Nëse pasurohesh për një arsye dhe nuk do të të them se përse është arsyeja, por nuk është e mirë. Ata duhet të jenë më të kujdesshëm, “tha ai. Irani po ‘bën shumë gjëra të këqija’, tha Trump por nuk e vazhdoi mendimin e tij. “Mënyra se si ata e duan, do të kishin të drejta automatike për të pasur armë bërthamore. Irani kurrë nuk do të ketë armë bërthamore, “shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se hapi ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ishte projektuar për të krijuar bomba atomike dhe përsëri i bëri thirrje Europës të vendosë sanksione ndëshkuese ndaj Teheranit. Irani ka mohuar ndonjë qëllim për të zhvilluar armë bërthamore. Sipas marrëveshjes, shumica e sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit u vendosën në raport me kufizimet në punën e saj bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa kryesore e Iranit, në bisedimet me partitë europiane për marrëveshjen dhe si parakusht për çdo bisedim me Shtetet e Bashkuara, është që të lejohet të shesë naftën e saj në nivelet përpara se Uashingtoni të tërhiqej nga marrëveshja dhe të rivendoste sanksione. Europianët, të cilët kundërshtojnë tërheqjen e Trump nga marrëveshja, deri tani nuk kanë arritur të shpëtojnë paktin duke mbrojtur ekonominë e Iranit nga sanksionet e SHBA, të cilat kushtojnë miliarda dollarë në shitjet e humbura të naftës. (Reuters)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?