Ish-ministri grek: Greqia është mbytur

Ish­-ministri grek i Financave, Janis Varoufaki, gjatë një interviste të dhënë për "Corriere della Sera", ka thënë se Syriza nuk do të ekzistojë më.

Ai thotë edhe se se problemi i Greqisë është Europa.

“Syriza nuk do të ekzistojë më dhe kjo do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh. Na u desh që të ngriheshim lart. Nuk dua të bëhem pjesë e fraksionit, por kam parë se ku është problemi i Greqisë: Europa. Greqia është mbytur, por këtë herë e gjithë demokracia evropiane është plagosur për vdekje. Aq më pak që europianët nuk po e kuptojnë që ekonomia e tyre është duke u drejtuar nga pseudo-­teknokratë”, ka thënë Varoufakis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai ka thumbuar edhe Aleksis Tsipras, duke thënë se miqësitë false nuk mund të mbijetojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dashuria dhe miqësia e vërtetë kanë mbijetuar, ato false jo Si jam? Si një lule. Është meritë e mikpritjes së njerëzve që më presin në Greqi, Itali, Francë, e madje edhe në Gjermani. Kjo edhe nga liria që kam unë për të ndjekur axhendën time politike edhe jashtë strukturave të qeverisë”, është shprehur ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?