FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-presidenti Bush, me urgjencë në spital

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, është dërguar me urgjencë në një spital në Hjuston të Teksasit, pasi ka shfaqur probleme serioze mbi shëndetin.  Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, ka njoftuar mediat përmes një deklarate, se 90-vjeçari është dërguar në spital, pasi ka patur probleme me frymëmarrjen. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e ish-presidentit pas shtrimit në spital është vënë nën kontroll. Bush kishte kaluar gati dy muaj në spital, në janar të vitit 2013, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Ai drejtoi SHBA-të në fund të viteve ’80. Edhe i biri i tij u bë president për t’i lënë më pas vendin presidentit aktual, Barack Obama. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?