Izrael, për herë të parë një ministër homoseksual
Për herë të parë në Izrael, emërohet një ministër i cili ka deklaruar hapur se është homoseksual. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43-vjeç, ministër në detyrë i Drejtësisë. Ohana vjen nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu dhe konsiderohet si njëri ndër zyrtarët me besnik të Netanyahut.
Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë. Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.
Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj.
KOHA JONË SONDAZH

