Jetoi dy Luftërat Botërore, gjyshja “e hekurt” që luftoi Covid-19
Shqipëria ka “mbyllur” moshën e tretë dhe në bota, kjo moshë është ndër më të prekurat me Covid-19 por një 109 thyen këtë hipotezë. Ajo është bërë pacientja më e vjetër në Britaninë e Madhe që mposht virusin. Connie Titchen e cila ka jetuar dy Luftëra Botërore, u shtrua në spital muajin e kaluar teksa rezultoi se ishte infektuar me Covid-19. Asaj iu deshën më pak se tre javë luftë me CoVid-19 për ta mundur atë dhe për tu kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Pas largimit nga Spitali i qytetit Birmingham, ajo tha: “Ndihem shumë me fat që kam luftuar kundër këtij virusi. Mezi po pres që ta shoh familjen time”.
KOHA JONË SONDAZH

