FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

John Kerry: Koalicionit mund t’i duhen disa vite luftë, ndaj Shtetit Islamik

  Gjithsesi, avionët luftarakë kanë shkatërruar deri tani shumë prej bazave të militantëve. Kerry i dha këto deklarata gjatë takimit të fundit në Bruksel, mes anëtarëve të koalicionit, ku përfshihet edhe vendi ynë.  IS kontrollon zona të mëdha në Siri dhe Irak, ku ka vendosur rregullat e veta sipas versionit “Sunni Islam”, duke persekutuar dhe vrarë të gjithë ata që nuk besojnë tek këto rregulla.  Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi edhe bombardime nga avionë luftarakë të Iranit, që dihet se prej shumë dekadash nuk është në një linjë me SHBA-në. Këto bombardime kanë krijuar dyshimet  e ndonjë marrëveshje të fshehtë mes Iranit dhe presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, apo edhe me SHBA-të.  Një avion i filmuar që bombardonte mbi qiellin e  Irakut, sipas “Al-Jazeera”, i përket Iranit, çka në diplomacinë botërore e ka bërë edhe më të ndërlikuar luftën.  Megjithatë, një zyrtar iranian i tha Reuters:  -“Irani nuk është përfshirë asnjëherë në sulme ajrore ndaj Daesh [Shtetit Islamik] me objektiv Irakun. Ndonjë bashkëpunim me sulmet e SHBA-së është gjithashtu jashtë çdo diksutimi nga Irani.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?