​​Johnson: Corbyn të mbështesë zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, të mbështesë kërkesën e tij për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

“Ka ardhur koha për Jeremy Corbyn të sillet si një njeri”, deklaroi drejtuesi konservator për Sky News

“Të organizojmë zgjedhje më 12 dhjetor”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dje se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeremy Corbyn rikonfirmoi dje në mbrëmje se partia e tij nuk do të votonte për zgjedhje të parakohshme për aq kohë sa nuk do të përjashtohet kërcënimi për një dalje pa marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?